Komisioni i Venecias mban sesionin plenar ku do të publikojë edhe opinonin mbi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për interpretimin mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Janë pesë pyetje drejtuar Komisionit të Venecia-s ku kërkohet ekspertiza juridike e Venecias për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e rasteve kur ka pretendime për papajtueshmëri të mandatit të deputetit.
Në këtë sesion plenar të komisionit të Venecias merr pjesë kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar nga Klotilda Bushka si kryetare e Komisioneve të Ligjeve.
Tv Klan