Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin që kishte kërkuar Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.
Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave që aplikohen prej tij. Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se deri në datën e publikimit, Spiropali, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të ruaj konfidencialitetin e dokumentit.
Sipas Kuvendit, ky është një detyrim ndaj kryeparlamentares që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias. Për PD mbajta e fshehtë e opinionit të Venecias për mandatin e deputetes Xhaçka synon dezinformimin e qytetarëve.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se Spiropali synon të mbrojë pandëshkueshmërinë e Xhaçkës, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Klan News