Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka ka shkaktuar debate në seancën plenare të ditës së sotme. Deputetët demokratë dhe ata socialistë kanë dhënë argumentet e tyre sa i takon këtij rasti, gjë që ka sjellë edhe reagimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Spiropali është shprehur se kjo është një çështje ligjore, jo politike apo partiake. Kryeparlamentarja thekson se Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij duke respektuar sovranitetin parlamentar dhe se e ka trajtuar këtë proces mbi baza juridike dhe jo mbi baza interesash politike.

Elisa Spriopali: Doja të thoja edhe unë dy fjalë duke qenë se ka shumë abuzim këtu në seancë, por edhe në foltore partish e nëpër ekrane. Siç është e qartë për të gjithë dhe siç e vlerëson edhe Komsioni i Venecias, Kuvendi nuk e ka vënë në dyshim dhe nuk e vë në dyshim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk do mend. Këtë bashkë me parimin e lualitetit kushtetues e kemi të qartë të gjithë sepse e respektojmë çdo ditë në punën tonë.

Ju drejtova Komisionit të Venecias me pyetje konkrete jo për mandatin e një deputeti që në fakt duhet të ushtrohet lirshëm pa u shqetësuar nga abuzivizmat dhe kjo është po aq e rëndësishme në demokraci sa çdo parim tjetër, por për të qartësuar mënyrën se si zbatohet një vendim urdhërues për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë.

Kjo ishte një çështje kushtetuese dhe ligjore, jo politike jo partiake. Kuvendi ka vepruar brenda kompetencave të tij dhe ka respektuar sovranitetin parlamentar duke e trajtuar këtë proces mbi baza juridike dhe jo mbi baza interesash politike. Venecia tha dhe foli qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe nëse Kushtetuta parashikon që një çështje shtrohet për votim paralamenti nuk mund të detyrohet të veprojë në një mënyrë të caktuar./tvklan.al