Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë reagoi ne lidhje me votimin e parlamentit për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë”, thuhet në deklaratë.
Delegacioni shprehet se e “inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese”. “Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, vijon KE.
Zyra e Delegacionit të KE nënvizon se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”
Tv Klan