Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja. Presidenti Begaj vlerësoi krijimtarinë e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale. Qosja i shprehu Presidentit Begaj mbështetje në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet respektimit të standardit të gjuhës...