Në kuadrin e veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, në Akademinë e Shkencave të Tiranës, është bërë paraqitja e botimit të librit “Porosia e madhe” nga Profesor Rexhep Qosja. Kjo është paraqitja e dytë që i bëhet këtij libri në ribotimin e tij, por kësaj here me prezencën e vetë autorit i cili nuk ka mundur të jetë i pranishëm në promovimin e librit disa vite më parë.
Ky libër është cilësuar nga persoalitete të ndryshëm që ishin të pranishëm si studimi më i gjërë dhe monografia më analitike për shkrimtarin e madh Naim Frashëri. Libri i Profesor Qosja, për poetin tonë kombëtar, bën pjesë në një projekt ambicioz të autorit që do të përfshijë botimin e disa librave me studimin e të gjithë historisë së letërsisë shqiptare të të gjitha periodave. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora