Ambasadori i SHBA-së në OKB Hollbruk, sot dhe nesër viziton Kosovën. Vizita sipas zyrtarëve amerikanë është një mundësi që Hollbruk të vlerësojë situatën në Kosovë në prag të zgjedhjeve lokale të 28 tetorit, të mbikqyrura nga Komuniteti Ndërkombëtar. Sot Hollbruk takohet me administratorin e OKB-së në Kosovë Benard Kushner me liderët politik shqiptar Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Ramush Haradinaj si dhe me komandantin e trupave mbrojtës të Kosovës, Gjeneralin Agim Çeku.
Janë njoftuar dhe takime me përfaqësuesit e komunietit serb. Ambasadori Hollbruk do të vizitojë dhe Mitrovicën sipas burimeve të UMNIK në këtë qytet. Hollbruk njihet si ndërmjetësuesi i armëpushimit të brishtë midis forcave serbe dhe UÇK-së në vjeshtën e vitit 1998 dhe si diplomati i parë perëndimor që u takua me përfaqësuesit e UÇK-së brenda Kosovës në fshatin Junik./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori