Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një përfaqësues i pakicës kombëtare i serbëve të kosovës mori pjesë për të parën herë sot në një takim të këshillit të përbashkët administrative. Rata Trajkoviç, banori i Prishtinës dhe i zgjedhur nga këshilli kombëtar serb për të përfaqësuar atë ka marrë pjesë në takimin e mëngjesit sëbashku me përfaqësuesit shqiptar dhe anëtarët e misionit të organizatës të OKB-së tha Suzan Manuel.

Trajkoviç e cilësoi gjendjen në fillim të tensionuar por më pas të ngrohtë. Ne shpresojmë që sot me shtrëngimin e duarve të filloj dhe zgjidhja e problemeve, tha ajo pas përfundimit të bojkotit të serbëve nga këshilli. Trajkoviç do të marrë pjesë në takime si vëzhgues për një periudh tre mujore. Pas vendimit që morën udhëheqësit e moderuar të serbëve të kosovës për të marrë pjesë në këshill pavarësisht nga kritikat e Beogradit dhe të ekstremistëve serb në vend. Anëtarët e tjerë të këshillit përfaqësuesit e tre partive kryesore shqiptare janë, Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja.

Bernard Kushner e ka quajtur takimin e sotëm historik. Liderët serb të Mtrovicës përsëritën sot kundërshtimin e tyre për rani serbe në administratën e përkohëshme të krijuar nga OKB. Ata deklaruan gjithashtu se serbët në veri të Kosovës do të refuzonin të merrnin pjesë në zgjedhjet që OKB do të organizoj në krahinë në fund të këtij viti./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti