Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vaksina Kunder Covid-19

Ulet interesimi për vaksinim në Maqedoninë e veriut

Lehtësohen masat anti-Covid nëpër objektet hotelerike Tashmë disa ditë shënohet ulje e ndjeshme e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar. Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar vetëm 2.379 doza të vaksinave. 700 si dozë e parë, 1.585 rivaksinime dhe 94 qytetarë kanë marrë dozën e tretë...

Tetor 20, 2021

Libani merr vaksinat e para Covid-19

Banka Botërore rialokoi 34 milion dollarë nga një projekt shëndetësor për programin e vaksinimit Libani ka marrë grupin e parë të vaksinave Covid-19,  një ndihmë nga Banka Botërore. Rreth 28,500 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech zbritën në aeroportin e Beirut . Qeveria ka porositur 2.1 milion doza të cilat do të mbërrijnë gjatë gjithë vitit. Mjekët...

Shkurt 14, 2021

Vaksina e Covid-19 shkakton infertilitet dhe ndryshon ADN-në e qelizave?

Një nga thashethemet e përhapura rreth vaksinave kundër COVID-19 është se ato mund të shkaktojnë infertilitet. Dr Katherine O’Brien i OBSH shkatërroi këtë dhe mitet e tjera të vaksinës, si dhe shpjegoi shkencën dhe faktet që qëndrojnë pas tyre. Në ‘Science in 5’ e cila është biseda e OBSH-së me një seri videosh dhe audiosh...

Shkurt 8, 2021

Rama kritikon sërish Bashkimin Evropian: Nuk pa përtej kufijve të saj

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjen me Pfizer, pasi do mundësojë vaksinimin e qytetarëve. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se marrëveshja është e fshehtë pasi kështu është kërkuar nga kompania amerikane. Më tej ai ka kritikuar dhe Bashkimin Evropian duke thënë se nuk arriti të shihte më...

Janar 18, 2021

Mjekët në SHBA fushatë për të bindur qytetarët të vaksinohen kundër COVID

Dy vjet më parë, në janar 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se hezitimi për t’u vaksinuar ishte ndër 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global. Kjo ishte para se COVID-19 të përhapej në të gjithë globin. Mjekët tashmë po punojnë për ta kapërcyer këtë hezitim. Edhe pse shkencëtarët shpejtuan për të gjetur një...

Janar 16, 2021

Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka thënë se qindra shërbime tjera spitalore do të jenë të qasshme më vonë gjatë kësaj jave. Qeveria britanike synon të vaksinojë 15 milionë...

Janar 11, 2021

COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien. Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta. “Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që...

Janar 7, 2021

OBSH: Dy dozat e vaksinës të Pfizer të merren 21-28 ditë larg nga njëra-tjetra

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që dy dozat e vaksinës Pfizer dhe BioNTech të merren në një diference 21-28 ditëve nga njëra-tjetra. Deklarata e OBSH vjen në një kohë kur shumë vende kanë nisur vaksinimin nga Pfizer, por sërish rastet e reja janë shtuar si asnjëherë më parë. Qeveritë janë duke aplikuar masa të reja...

Janar 5, 2021

Edhe Italia shpik vaksinën kundër Covid: Me një dozë krijon imunitet 92.5%

Në Itali është prezantuar sot vaksina kundër COVID-19, e zhvilluar nga shkencëtarët vendas. Sipas mediave vendase bëhet me dije se  vaksina ReiThera ka kaluar fazën e parë të provave. Deri tani mësohet se ajo është injektuar tek më shumë se 100 vullnetarë dhe mësohet se krijon një imunitet deri në 92.5% dhe ka krijuar një...

Janar 5, 2021

Gati të nisë vaksinimi në “Air Albania”

Rama: Përpara javës së tretë të Janarit vijnë dozat e para Ambientet ku do të nisë fushata e vaksinimit janë gati në stadiumin ‘Air Albania’. Ministria e Shëndetësisë lajmëron se dozat e para do të mund të jenë në Shqipëri edhe përpara javës së tretë të Janarit kur është parashikuar të mbërrijë sasia e parë...

Janar 4, 2021