Në Itali është prezantuar sot vaksina kundër COVID-19, e zhvilluar nga shkencëtarët vendas. Sipas mediave vendase bëhet me dije se vaksina ReiThera ka kaluar fazën e parë të provave.
Deri tani mësohet se ajo është injektuar tek më shumë se 100 vullnetarë dhe mësohet se krijon një imunitet deri në 92.5% dhe ka krijuar një sasi të konsiderueshme antitrupash.
“Vaksina GRAd-CoV2 është një dozë e vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimit“, shpjegon drejtori shkencor i Spallanzani, Giuseppe Ippolito.
Më tej ai tha se rezultatet janë më premtuese se ato që janë bërë publike nga provat shkencore të vaksinës Moderna dhe Pfizer, dhe shton se ato kanë krijuar shumë efekte anësore.
Nga ana tjetër përgjegjësi për përballimin e krizës së koronavirusit në Itali, Domenico Arcuri se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, vaksina do të sjellë një lehtësim për sistemin shëndetësor italian.
Publikimi i provave të vaksinës së zhvilluar në Itali bëhet në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rëndë të COVID-19./tvklan.al