Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjen me Pfizer, pasi do mundësojë vaksinimin e qytetarëve. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se marrëveshja është e fshehtë pasi kështu është kërkuar nga kompania amerikane.
Më tej ai ka kritikuar dhe Bashkimin Evropian duke thënë se nuk arriti të shihte më tej se përjtet kufijve të saj, duke lënë një rajon të tërë pa vaksina. Por shtoi se vetëm Shqipëria dhe Serbia kanë arritur që të sigurojnë vaksina nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale.
“Nga njëra anë ne kemi filluar marrëveshjen me Pfizer për doza të mëtejshme dhe nga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur për vaksina të tjerë. Jemi në negociatat të vazhdueshme qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë, qoftë me nivele të tjera.
Procesi i vaksinimit nuk është një proces i lehtë. E keni ndjekur deklaratën e OBSH që ka folur për një katastrofë morale për mungesën e eksesit në vaksinimit. Për fat të keq në konceptin e planifikimit dhe marrjes së aksesit, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la vaksinimin në rajonin tonë nëse do të kishte mundësi për marrëveshje bilaterale. Përjashto Shqipërinë dhe Serbinë nuk kanë filluar procesin e vaksinimit.
Të gjitha vendet kanë aplikuar në COVAX. Flitet se do të nis së shpejti por askush nuk e di se kur së shpejti. Nga ana tjetër ne kemi ndeshur në vetë të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale”, u shpreh kreu i qeverisë./tvklan.al