Lehtësohen masat anti-Covid nëpër objektet hotelerike
Tashmë disa ditë shënohet ulje e ndjeshme e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar. Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar vetëm 2.379 doza të vaksinave. 700 si dozë e parë, 1.585 rivaksinime dhe 94 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
Sipas të dhënave 800.103 qytetarë janë vaksinuar, dy doza kanë marrë 764.953, kurse me dozën e tretë janë injektuar 1.292 qytetarë.
Komiteti Kombëtar për Imunizimin ka miratuar vendimin me të cilin rekomandohet që qytetarët që janë vaksinuar dhe rivaksinuar me doza të “Sinovac” dhe “Sinofarm”, dozën e tretë mund ta marrin pas tre muajve nga rivaksinimi.
Vaksinimi me dozën e tretë do të bëhet me “Pfizer” dhe pa një termin të caktuar. Qytetarët të cilët kanë marrë lloje tjera të vaksinave, “Pfizer”, “AstraZeneca” ose “Sputnik V”, dozën e tretë mund ta marrin pas 6 muajve të kaluara nga rivaksinimi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lehtësuar disa masa anti-covid, duke shfuqizuar kufizimin e numrit të mysafirëve në një tavolinë nëpër lokale dhe duke lejuar rritjen e kapacitete deri në 50% të hapësirave të hapura e të mbyllura të objekteve hotelerike.
Klan Macedonia