Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Iniciativa e kryeministrit Fatos Nano për të paditur penalisht botuesin Nikollë Lesi, i ka nxitur deputetët socialistë të hedhin ide të ndryshme, se si mund të shmanget kjo betejë ligjore. Petro Koçi ka mbështetur iniciativën e disa ligjvënësve, për të abroguar disa nene të kodit penal, që kanë të bëjnë me dënimin e gazetarëve.

Petro Koçi: “Është e natyrshme që media, përgjegjësia atakon qeverisjet dhe ata që qeverisin dhe në përgjithësi dhe vetë krerët e qeverive. Por mendoj, se nëse çështja mbetet në dimensionet e një problemi civil,  mund të jetë e pranueshme që të kemi një reagim nga zoti Nano. Mendoj që ne duhet të dalim nga inkriminimi penal i medias, apo i marrëdhënieve me median, ndërkohë ka dhe një iniciativë edhe të parlamentarëve, që disa nene të kodit penal, që lidhen me këtë fushë të eliminohen plotësisht”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame