Presidenti Rexhep Mejdani është takuar me shefin e misionit vëzhgues të Komunitetit Europian në ish Jugosllavi Franc Barak. Sipas vëzhguesit Franc Barak dy miliardë dollarë dëme si dhe 8000 shtëpi të shkatërruara është bilanci i dhunës Serbe në Kosovë.

Presidenti Mejdani kërkoi tërheqjen e trupave Serbe nga Kosova dhe ushtrim e presionit të vazhdueshëm mbi Beogradin. Sipas Mejdanit konflikti në Kosovë ka shkaktuar ulje të masës së sigurisë në zonat veriore edhe ulje në invesimeve të huaja ashtu si dhe në ekonominë shqiptare./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame