Këshilli i Evropës ka hedhur poshtë pjesën më të madhe të amendamenteve të anëtarëve të delegacionit serb të cilët kanë kërkuar cilësimin e Kosovës si pjesë integrale të Serbisë. Gjatë debatit me Asamblenë Parlamentare ka tërhequr vëmedjen e erurodeputetëve deklarata e deputetit socialist Taulant Dedja i cili ka propozuar njohjen e pavarsisë së Kosovës nga ndërkombëtarët. Në të njëjtën linjë, por më të tërhequr janë shfaqur në diskutimet e tyre Petro Koçi, Sali Berisha dhe Qazim Tepshi. Në lidhje me statusin final të Kosovës kryeadministratori Holgeri tha se kjo çështje nuk do të vendoset as në Prishtinë, Beograd apo Tiranë, por vetëm në këshillin e sigurimit të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Holgeri u angazhua për zgjerimin e kompetencave si dhe për lëvizjen e lirë në Kosovë. Pasditen në Asamablenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet debati rreth raportit të reporterëve të këtij organizmi për situatën në Shqipëri dhe për mbushjen e angazhimeve ndaj kësaj organizate. Informoj nga Strasburgu për Televizionin Klan Vladimir Lame. /tvklan.al