Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vrasja E Lulzim Vishes

Vrasja e Lulzim Vishës, RENEA kontrolle në banesën e Ervis Lamit në Zall Mner

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit në zonën e Zall Mnerit, bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit Lulzim Visha, por kishte dyshime se mund të ishte kthyer në banesë. Ndërkohë Policia është hermetike...

Shkurt 5, 2025

Del foto e makinës së autorëve të vrasjes së Vishës

Ky është automjeti fuoristradë tip “Porsche” që u përdor në vrasjen e 48-vjeçarit, Lulzim Visha mëngjesin e 24 Janarit, në Zall Mner të Kamzës. Tv Klan ka siguruar foton e tij, të fiksuar nga disa kamera sigurie në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Pavarësisht se ky automjet është ekspozuar në disa kamera si para...

Janar 29, 2025

I dyshuar për vrasjen e Lulzim Vishës, “arrest me burg” për Eduart Lamin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Eduart Lamin. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, 37 vjeçari nuk ka folur para trupit gjykues. Prokuroria e akuzon për ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa dyshohet për vrasjen e Lulzim Vishës.  Kujtojmë se 37 vjeçari ra në pranga mëngjesin e së Shtunës,...

Janar 27, 2025

U ekzekutua me breshëri plumbash, del fotoja e Lulzim Vishës

Personi që shihni në foton më sipër është 48 vjeçari Lulzim Visha, i cili u ekzekutua të Premten në Zall Mner të Tiranës. Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja...

Janar 25, 2025

Vrasja e Lulzim Vishës, arrestohet Eduart Lami

Është arrestuar një person në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Eduart Lami, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim. Ky i fundit është vënë në pranga më parë për armëmbajtje pa leje dhe është kushëriri i Ervis Lamit, personit që inicioi planin e arratisjes së bujshme nga burgu i...

Janar 25, 2025

Vrasja e Lulzim Vishës: “Porsche” gjendet i djegur në Zall Herr, dyshohet se u përdor nga autori/ët

Në Zall Herr është gjetur një makinë e djegur tip “Porsche” që dyshohet se është përdorur nga autori/ët e vrasjes së Lulzim Vishës. Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur në vrasje. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se...

Janar 24, 2025