Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Zyra Për Mbrojtjen E Qytetarëve

CAO merr drejtimin e Transparency International për Shqipërinë – (9 Nëntor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Pushteti qytetar duhet të mbizotërojë mbi atë politik, këtë kërkon të arrijë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, tashmë mbështetëse strategjike e organizatës Transparency International për Shqipërinë. Sipas drejtuesit Spahiu, i cili ka marr në dorë, lëvizjen anti-korrupsion, rajoni nuk po mbahet peng më nga komunizmi si vite më parë,...

Nëntor 9, 2004

Promovimi i ligjit kundër dhunës në familje (29 Tetor 2004)

Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe viktimat e saj në pjesën më të madhe të rasteve janë gratë dhe fëmijët. Por më e keqja është se kjo vepër penale, e cila shkakton me mijëra viktima, nuk ndëshkohet nga gjyqësori shqiptar. Me iniciativën e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve...

Tetor 29, 2004

Mendime për sistemin mazhoritar dhe proporcional (25 Shtator 2004)

Si duhet të zgjidhen deputetët për në Kuvendin shqiptar me sistem mazhoritar apo proporcional. Aktualisht në Shqipëri qëndron sistemi elektoral mazhoritar i korrektuar. Kandidatët për deputet vihen përpara zgjedhësve duke kërkuar votën dhe në praktikën shqiptare nëpërmjet premtimeve, ndonjëherë dhe me mjete të paligjshme, si blerje vote e manipulime me listat dhe komisionerët. Zyra në...

Shtator 25, 2004

Kreshnik Spahiu përgjigjet për Helsinkin (21 Shtator 2004)

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkon të përdorë presionin qytetar institucional dhe parlamentar për të ndryshuar Kushtetutën. Kërkesa e ngritur nga kjo zyrë për ndryshimin e sistemit elektoral në proporcional është hedhur poshtë nga përfaqësues të Komitetit të Helsinkit, të cilët e kanë quajtur të pamundur deri në zgjedhje këtë lloj procesi. Kreshnik Spahiu: “Mazhoritari...

Shtator 21, 2004

Shkelja e ligjit në Shqipëri ka fituar qytetarinë (25 Gusht 2004)

Shkelja e ligjit në Shqipëri ka fituar qytetarinë. Rastet e përsëritura nga qeveria, e cila me vendime të veçanta nuk zbaton atë që vetë e ka shkruar, por ligjëron shkeljen, lënë shkak për përfitime dhe nuk i hapin rrugë konkurrencës. Zyra që mbron qytetarët deklaron se tenderat për prokurime publike, firmosur nga kryeministri Nano, cënojnë...

Gusht 25, 2004

ZMQ kërkon mbështetjen e Presidentit të Republikës për ligjin e pronave (16 Qershor 2004)

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kundërshton ligjin e kthimit, kompensimit të pronave që u miratua vetëm nga mazhoranca. Drejtuesi i saj i kërkon Presidentit të mos e dekretojë këtë ligj. Konsensusi i brishtë mes dy forcave kryesore politike është thyer me miratimin e ligjit ‘për kthimin dhe kompensimin e pronave’ shprehet Spahiu, madje Zyra do...

Qershor 16, 2004

Moisiu për korrupsionin (4 Qershor 2004)

Presidenti Moisiu ka mbështetur hapur njerëzit e mediave dhe drejtuesit e lëvizjeve qytetare të gjendur përballë akuzave të kryeministrit Fatos Nano. Moisiu shfrytëzoi një bashkëbisedim me studentë të juridikut për të denoncuar politikanët që pasurohen padrejtësisht si dhe zyrtarë të rangjeve më të ulëta që ushtrojnë korrupsionin. Për presidentin korrupsioni është pengesë kryesore për integrimin...

Qershor 4, 2004

Këshilli Rinor dhe Ministria e Mjedisit (31 Maj 2004)

Këshilli Rinor Shqiptar i është bashkuar shqetësimit për rrezikun e kthimit të Shqipërisë në një vend depozite të mbetjeve urbane. Projektvendimi i qeverisë për miratimin e marrëveshjes koncensionare mes shoqërisë “Albanain Peaks” është simptomë e degradimit mjedisor kundër interesave kombëtare. Këshilli Rinor do të ndërmarrë hapa për ndalimin e këtyre plehrave në Shqipëri, ndërsa Zyra...

Maj 31, 2004

ZMQ takim në Elbasan, apel qeverisë për sekuestrimin e pasurive të paligjshme – (17 Janar 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Në Elbasan Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve tërhoqi vëmendjen e autoriteteve për të mos kaluar në veprime arbitrare, për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore dhe morale në lidhje me tragjedinë e 9 Janarit. Sekuestrimi i pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme, duhet të fillojë nga ajo e zyrtarëve të...

Janar 17, 2004

ZMQ me qytetaret e lushnjarë, kërkojnë denoncimin e abuzmit me pushtetin – (30 Nëntor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Të parët që kanë reaguar për ngritjen e faturës së Albtelecomit, e cila do të aplikohet nga nesër janë qytetarët lushnjarë, ku me anë të një peticioni ata kërkojnë anulimin e këtij vendimi të njëanshëm që cenon qytetarin. Jo më heshtje për problemet korruptive dhe ato që të bëjnë...

Nëntor 30, 2003