Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në Elbasan Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve tërhoqi vëmendjen e autoriteteve për të mos kaluar në veprime arbitrare, për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore dhe morale në lidhje me tragjedinë e 9 Janarit. Sekuestrimi i pasurisë së vënë në mënyrë të paligjshme, duhet të fillojë nga ajo e zyrtarëve të lartë, tha drejtori Kreshnik Spahiu. Që krimi të mos mposht shtetin, ai së pari duhet ndarë nga politike.

Zyra do të iniciojë ligjin për kontrolli dhe financimin e partive politike. Të gjithë e dinë se me paratë e buxhetit, partitë politike nuk mbahen asnjë javë në këmbë. Sipas Kreshnik Spahiut, disa veprime të policisë pa mandat e prokurori, mund të krahasohen vetëm me periudhën e Haxhi Qamilit. Këto veprime janë një kopje e keqe e aksioneve të policisë për sekuestrimin e makinave luksoze që zhbllokohen pas një jave.

Elbasani ishte stacioni i radhës i zyrës për mbrojtjen e qytetarëve. Pritet që së shpejti të vijojnë tubime në Gjirokastër dhe Shkodër./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj