Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pushteti qytetar duhet të mbizotërojë mbi atë politik, këtë kërkon të arrijë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, tashmë mbështetëse strategjike e organizatës Transparency International për Shqipërinë. Sipas drejtuesit Spahiu, i cili ka marr në dorë, lëvizjen anti-korrupsion, rajoni nuk po mbahet peng më nga komunizmi si vite më parë, por nga një fantazim që frenon reformën.

Ky partneritet me këtë organizatë europiane, vjen pas publikimit të indeksit global që organizata i bëri Shqipërisë në vendin në vendin e 108 në klasifikimin botëror, e imazhi ndryshe i Shqipërisë tek qytetarët s’mund të vijë pa një luftë reale kundër korrupsionit, që ZMQ ka tre vite që ë ndërmerr. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve do të shumëfishojë përpjekjet për të përballuar këtë sfidë.

Kreshnik Spahiu: “Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe partnerët e saj Jo Qeveritarë, kanë treguar se të flasësh në emër të qytetarëve, nuk është e nevojshme të mbash nën këmbë karrigen e pushtetit politik, për këtë arsye edhe për shumë kohë, do të na gjeni të jemi pjesë e asaj qytetarie, e cila dëshiron një Shqipëri krejt ndryshe. Çdo kush nga ne mund të bëjë diçka për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë dhe më pas percepsionin e publikut. Bashkëpunimi me Transparency International, do të sjellë një bashkërendim në nivel global, të përpjekjeve të shoqërisë civile në Shqipëri, në luftën kundër korrupsionit.”

Organizata më e madhe europiane e luftës kundër korrupsionit dhe delegimi i partneritetit ZMQ, mblodhi intelektualë e ndërkombëtarë europianë për të ndjekur në vijimësi vizionin e ri që do të luftojë gangrenën shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti