Veprimi vjen një ditë pasi Gjykata Speciale nisi arrestimet
Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes janë parë policë të EULEX-it të cilët kanë hyrë brenda këtyre zyrave në Prishtinë.
Veprimi vjen një ditë pasi Gjykata Speciale nisi me arrestimet në Kosovë. Ajo dje zyrtarizoi aktakuzën ndaj Salih Mustafës, që u arrestua në Kosovë me ndihmën e EULEX-it.
Nuk dihet ende nëse gjatë këtij operacioni forcat e misionit të EULEX kanë bërë arrestime të tjera apo jo.
Tv Klan