Interesi për ngjarjen më madhore të kontinentit, Kampionatin Europian ka arritur kulmin. Për 90 minuta, 100 mijë biletat e rinxjerra në treg nga UEFA janë shitur pothuajse plotësisht. Tifozët kishin mundësi për të prenotuar vendin në takimet e këtij kompeticioni, mes të cilëve edhe 3 përballjet e kombëtares shqiptare.
Pikërisht, duelet e kuqezinjve me Italinë në Dortmund më 15 qershor, ajo ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg, dhe e fundit ndaj Spanjës më 24 qershor në Dyseldorf do të luhen me kapacitet të plotë. Biletat e vëna në dispozicion për këto sfida janë shitur brenda pak minutave.
Një fakt që tregon se 90 minutat në fushën e lojës do të shoqërohen me një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit. UEFA konfirmon se më shumë se 1 milion qytetarë kërkuan të blinin bileta për një nga takimet e kampionatit Europian që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Për të gjithë aktivitetin janë 2,7 milionë në total biletat e parashikuara për tifozët. Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të transmetohen ekskluzivisht në TV Klan.
Klan News