Tifozët e Anglisë, besojnë se pritjes i ka ardhur fundi, për të parë kombëtaren e tyre që të ngrejë një trofe.
“Tre Luanët” luajnë këtë të diel, finalen e madhe të Euro 2024 ndaj Spanjës dhe janë vetëm një fitore larg trofeut.
Anglia nuk fiton një trofe prej plot 58 vitesh dhe do të provojnë të thyejnë sot mallkimin. Kombëtarja e drejtuar nga Southgate, do të ketë edhe një mbështetje të madhe të tifozëve në Berlin, aty ku do të luhet ndeshja.
Një numër i lartë tifozësh është parë në rrugët e kryeqytetit gjerman, ku kanë nisur festën para kohe, ndonëse ndeshja do edhe disa orë për të filluar.
Mbi 50 mijë tifozë anglezë kanë zbarkuar në Berlin, të gjithë për një qëllim, fitimin e trofeut të Europianit, që për ta do të ishte i pari në histori.
Në krahun tjetër, nuk mungojnë edhe tifozët e Spanjës, të shumtë gjithashtu në numër, por jo në shifra sa anglezët. /tvklan.al