Kombëtarja franceze mbërriti në Mynih mëngjesin e së hënës një ditë përpara sfidës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Euro 2024 në “Alianz Arena”. “Lë Blë”, që kanë marrë kritika të shumta për shkak të mungesës së golave të shënuar në 4 sfidat e luajtura, do të kërkojnë që në përballjen ndaj “La Rohas” të përgjigjet me një sukses.
Pavarësisht se arritën në finalen e dy Kupave të fundit të Botës, duke fituar në Rusi në 2018 dhe duke humbur me penallti ndaj Argjentinës katër vite më vonë, në Europian “Gjelat” nuk kanë shkëlqyer nën drejtimin e Deschamps. Në 12 vite me teknikun, rezultati më i mirë i “Les Blues” ishte dalja nënkampionë në 2016-ën. Pika e fortë e Francës ka qenë reparti difensiv.
Forma e Mbapes, pasi theu hundën në sfidën e parë të Kombëtares në Europian dhe ajo e sulmuesit tjetër Antua Grizhman vazhdojnë të jenë shqetësim për tifozët, për sfidën me “Furinë e kuqe” që konsiderohet pretendente për titullin, e që ka marrë në rrugëtimin e saj në Gjermani 2024 pesë fitore radhazi.
Klan News