Anglia dështoi për tu kurorëzuar mbretëresha e re e Europës, gjithsesi, sinjale pozitive kanë mbërritur tek Chelsea. Skuadra e Premier League angleze vendosi një rekord në Kampionatet Europiane.
Goli i Cole Palmer në finalen e Euro2024 kundër Spanjës dërgoi në 3 numrin e realizimeve të lojtarëve të “bluve të londrës” në një fazë të tillë.
Në 17 edicionet e Europianit, kanë qenë tre futbollistë të ndryshëm të Chelsea ata që kanë shënuar. Përpos mesfushorit anglez, në finalen e turneut më të rëndësishëm kontinental kanë shënuan edhe Juan Mata e Fernando Torres.
Dyshja spanjolle shënoi në vitin 2012 për t’i dhënë trofeun kombëtares iberike. Goli i Palmer ishte i vetmi që lojtarët e Chelsea shënuan në këtë Europian, por pa arritur të jenë vendimtar për Anglinë që për herë të dytë në tre vite u largua nga kompeticioni vetëm me medalje argjendi.
Klan News