Në Gjermani janë rritur masat e sigurisë në prag të ndeshjes midis Serbisë dhe Anglisë. Policia britanike njoftoi se po punon me homologët gjermanë për të siguruar një Euro 2024 “të sigurt dhe pa probleme”.
Frika është se Gelsenkirshen do të udhëtojnë mbi 500 huliganë serbë, të cilët kanë si objektiv që të sulmojnë tifozët anglezë. Mes të dyja vendeve ka pasur tension për shkak të qëndrimeve të ndryshme për luftën në Ukrainë. Huliganët serbë janë pro politikave ruse për çështjen dhe synimi i tyre do të jetë që të shkaktojnë rrëmujë në qytet dhe dhunë kundrejt fansave angelzë.
Mbi 40,000 tifozë të Anglisë dhe 8,000 tifozë të Serbisë pritet të udhëtojnë në Gelsenkirchen për sfidën e parë të ekipeve të tyre në Europian.
Në total, për kompeticionin priten rreth 300 mijë tifozë anglezë në Gjermani.
2.7 mln tifozë pritet të jenë në stadiumet gjermane gjatë eventit, ndërsa në total në fan zona pritet të qëndrojnë rreth 12 mln tifozë. 22 mijë policë janë angazhuar që të mbajnë rendin dhe sigurinë në vend, gjatë zhvillimit të eventit, nga data 14 qershor deri në 14 korrik.
Klan News