Gjithçka për t’u përcaktuar edhe në Grupin D. Tre pozicionet e para ndahen nga vetëm një pikë, ndërsa llogaritë me Euro2024 i ka përfunduar Polonia. Polakët janë rivalët e radhës të Francës, me nënkampionët e Botës që momentalisht janë të dytit në grup. Skuadra e Deshamp nuk ka fituar asnjë prej 8 takimeve të fundit në fazën e grupeve, duke regjistruar 4 barazime e 4 humbje mes Kupës së Botës e Europianit.
Ylli i Francës ka qenë padyshim N’GOLO Kante, pasi ka fituar dy herë çmimin e Lojtarit të Ndeshjet, ndërsa ka arritur edhe rezultate pozitive në fushën e lojës, me 12 fitore e 5 barazime, për të qenë lojtari i vetëm Europian që nuk ka humbur asnjë 90 minutësh.
Shpresat e Polakëve varen te Lewandowski, por në asnjë nga 4 sfidat ku ai ka shënuar nuk ka përfunduar me triumfin e Polonisë. Polonia ka shënuar një gol në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në finalet e Europianit. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e Signal Iduna Park në orën 18:00, me emocionet që do mund t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe në Radio Klan. Nëse Franca përfundon në vendin e tretë, mund të përballet me Anglinë ose Spanjën nëse “Tre Luanët” ruajnë kreun e grupit C.
Klan News