Kur duhet edhe më pak se një muaj nga nisja e Europianit në stadiumet gjermane po kryhen përgatitjet e fundit. Në një prej tyre, në arenën e Dyseldorfit janë investuar thuajse 24 milionë euro.

Pikërisht në këtë stadium më 24 qershor do të luajë ndeshjen e fundit në grup Shqipëria, atë ndaj Spanjës një sfidë që do të transmetohet në TV Klan ashtu si i gjithë Euro 2024. Aty janë shtuar vendet VIP, nga 1700 në gati 4000.

Ndryshime janë bërë edhe në sallat e konferencave që presin qindra persona. Po ashtu tuneli që të çon drejt fushës tani është 400 metra katrorë.

Aty do të zhvillohen edhe intervistat e shkurtra me lojtarët pas ndeshjes. Sistemi i ndriçimit është përmirësuar. Stadiumi i Dyseldorfit me një kapacitet prej thuajse 47 mijë vende për ndeshjet ndërkombëtare është hapur 20 vite më parë dhe ka kushtuar 240 milionë euro.

Tv Klan