Rumania e nisi fushatën e saj në Euro 2024 me një fitore të shkëlqyer, 3-0, ndaj Ukrainës. Kapiteni Nicolae Stanciu, pak çaste pasi Lunin realizoi një pritje, e dërgoi topin në rrjetë. Stanciu e goditi topin në këndin e sipërm të portës ukrainase, në minutën e 29-të, duke shfrytëzuar largimin e dobët nga portieri ukrainas Andriy Lunin.
Ukraina pati momentet e veta, por u përplasën me murin e mbrojtjes rumune. Më pas ishin Razvan Marin 53’ dhe Denis Dragus 57’, që i dhanë fitoren bindëse ‘trikolorëve’.
Pas shënimit të golit, Rumania ishte më e qetë dhe shfrytëzoi të gjitha hapësirat e lëna pas nga ukrainasit të cilët ishin hedhur në sulm për të barazuar.
Denis Dragus shënoi golin e tretë, duke siguruar që mijëra tifozë të Rumanisë në Mynih, të shijojnë fitoren e parë të vendit në Kampionatin Evropian që nga viti 2000.
Rumania tani është në krye të Grupit E dhe është e pozicionuar mirë për t’u kualifikuar, duke pasur parasysh se tre pikët ishin të mjaftueshme për të arritur në raundet e eliminimit të Euro 2024 si ekip i vendit të tretë.
Lojtari i Ndeshjes – Dennis Man (Rumani)
I kredituar me dy asist, i dyti i jashtëzakonshëm, i pari falë përsosmërisë së Stanciu dhe ishte një kërcënim për Ukrainën gjatë gjithë kohës që luajti. Rumania bëri shumë mirë me lojën nga krahët, një faktor i rëndësishëm në fitoren e tyre.
Dennis Man është lojtari i parë rumun që jep dy asiste në një ndeshje gjatë një turneu të madh, që prej Kupës së Botës më 1994. Atëherë ishte legjenda Hagi, që dha dy asist për ‘trikolorët’ në një ndeshje ndaj Kolumbisë.
2 – Dennis #Man is the first Romanian player with 2+ assists in a single match at a Major Tournament since Gheorghe Hagi against Colombia in the 1994 World Cup. Fizzy. pic.twitter.com/6tyfHq5E8I
— OptaPaolo (@OptaPaolo) June 17, 2024
Kjo ishte fitoja më e thellë e Rumanisë në një turne të madh (Kupa e Botës/Europian), ndërsa zotërimi i topit nga rumunët prej 29% është më i ulëti në rekord (që nga viti 1980), për një ekip fitues në një ndeshje në Kampionatin Evropian.
3 – Romania have earned their biggest ever victory in a major tournament (World Cup/EURO), while their 29% possession is the lowest on record (since 1980) for a winning side in a match at the UEFA European Championship. Tricolorii. #ROMUKR #EURO2024 pic.twitter.com/CiJJD9Ntul
— OptaJoe (@OptaJoe) June 17, 2024
Vlerësimet e lojtarëve
Rumania: Nita 6, Ratiu 6, Burca 7, Dragusin 7, Bancu 6, R. Marin 6, M. Marin 6, Stanciu 7, Man 7, Dragus 7, Coman 6. Subs: Hagi 5, Mihaila 5, Puscas 5, Rus 5, Racovitan n/a.
Ukraina: Lunin 3, Konoplia 5, Zabarnyi 5, Matviyenko 5, Zinchenko 5, Stepanenko 6, Shaparenko 6, Tsygankov 5, Sudakov 5, Mudryk 6, Dovbyk 5. Brazhko 5, Yaremchuk 5, Yarmolenovski 5./tvklan.al