Bullgaria dhe Rumania do i bashkangjiten zyrtarisht hapësirës së përbashkët europiane për lëvizjen e lirë Shengen prej 1 Janarit 2025.

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian vendosën përfundimisht që shtetasit nga dy vendet anëtare të juglindjes së Bashkimit Europian të lëvizin lirshëm në këtë hapësirë. Për ta mund të ketë vetëm kontrolle të rastësishme, të cilat do të marrin fund më 1 Korrik të vitit të ardhshëm.

Vendimi erdhi pas heqjes së vetos nga Austria, muajin e kaluar. Ky vend ishte një prej kundërshtarëve të fundit që dy vendet e ish-bllokut komunist të bëheshin pjesë e Shengenit, pasi i akuzonte autoritetet e këtyre vendeve për masa të pamjaftueshme e mungesë serioziteti në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Austria lejoi në Mars të këtij viti, dy vendet e bëheshin anëtare me të drejtja të kufizuara të kësaj hapësire, ku qytetarët e tyre mund të hynin pa kontroll në porte dhe aeroporte por jo në rrugë tokësore. Negociatore e suksesshme mes palëve ishte presidenca e radhës hungareze e BE-së.

Tv Klan