Sulmuesi i Spanjës Alvaro Morata kritikohet shpesh nga mediat e vendit të tij. Edhe pse spanjollët janë në finale dhe kanë luajtur një kampionat fantastik, nuk kanë munguar kritikat ndaj Moratës.
Analisti Sokol Haxhija, i ftuar në emisionin Kampionët në Tv Klan, thotë se nuk i kupton kritikat e mediave spanjolle ndaj tij.
Sipas Haxhiës, Morata është një element thelbësor për Spanjës duke krijuar raste për gol për mesfushorët spanjollë pasi tërheq mbrojtësit kundërshtarë.
Por Haxhia theksoi se teknikisht Morata është një futbollist i nevojshëm, por nuk preferohet nga tifozët për shkak se nuk dhuron spektakël.
“Morata bën një lojë që krijon hapësirë në zonën e 16 metrave, tërheq mbrojtësit, ai për ekipin është shumë i dobishëm, pastaj në Spanjë janë mësuar me Cristiano Ronaldon, Fernando Torres, Raul, duan të shohin gjithmonë spektakël. Ai rrogën e ka 6 milionë Euro në vit, nuk është dosido. Ai është pranë kalimit te Milani. Për mendimin tim, në Itali gjen ngrohtësinë, Italia është si toka e tij e dytë”, u shpreh Sokol Haxhija.
/tvklan.al