Spanja dhe Anglia do të përballen mes tyre mbrëmjen e kësaj të diele, në finalen e Euro 2024, aty ku do të vendoset edhe kampionia e Europës.
Dy kombëtaret duan me çdo kusht trofeun e madh, që për ta do të ishte historik. Spanja e ka fituar 3 herë Europianin, në vitet 1964, 2008, 2012, po aq sa edhe Gjermania.
Një sukses në Berlin ndaj Anglisë, do i fuste iberikët në histori, me katër Europianë dhe do të ishin kombëtarja që e ka fituar më shumë këtë trofe.
Në krahun tjetër, Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Europianin dhe me një triumf sot, do të shkruanin emrin në histori dhe do të futeshin në listën e skuadrave që e kanë fituar të paktën një herë këtë turne.
Në një ndeshje që do të zgjasë 90 apo 120 minuta, mund të ndodhë gjithçka, por spektakli dhe lufta sportive janë të garantuara. /tvklan.al