67 tifozët italianë që ishin ndaluar në Dortmund para ndeshjes kundër Shqipërisë janë tashmë të lirë. Të pajisur me thika, kaçavida dhe kapuça, ata dyshohet se kishin si qëllim për t’u përplasur fizikisht me tifozët kuqezi. Policia gjermane bëri të mundur parandalimin e tyre, duke shmangur një konflikt që mund të kishte pasoja të mëdha.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, ata do të përballen me dëbim nga Gjermania, por edhe një ndalim të hyrjes së tyre në stadiume. Këta tifozë i përkisnin skuadrave të ekstremit të djathtë nga Verilindja e Italisë, si Toscana, Emilia-Romanja dhe Roma.
Për momentin nuk ka asnjë masë kufizuese të lirisë. Ultrasit kishin mbërritur në mënyrë të organizuar nga Italia me autobusë dhe automjete personale.
Klan News