Pesë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 20-të, prodhuan golat të shumtë.

Bayern Munich regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, pasi mposhti 4-3 skuadrën e Holstein Kiel. Ky sukses i mban bavarezët ne krye të renditjes me 51 pikë, plot 9 pikë më shumë se Leverkusen i vendit të dytë.

Borussia Dortmund u rikthye te fitorja pasi triumfoi 2-1 ndaj Heidenheim në transfertë. Verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 29 pikëve, në vendin e nëntë.

Në sfidat e tjera, Freiburg fitoi minimalisht ndaj Bochum, Borussia Monchengladbach mposhti 2-1 Stuttgart-in, ndërsa Augsburg dhe St. Paul barazuan 1-1 mes tyre. /tvklan.al