UEFA ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në dy ndeshjet e para çerekfinale të Europianit.
Sfida e parë, do të jetë mes Spanjës dhe Gjermanisë, aty ku arbitër kryesor është zgjedhur anglezi Anthony Taylor, ndërsa asistentë, do të jenë dy bashkëkombësit e tij, Gary Beswick dhe Adam Nunn. Në VAR, për këtë përballje, është zgjedhur anglezi tjetër, Stuart Attwell.
Edhe në ndeshjen tjetër të së premtes, atë mes Portugalisë dhe Francës, do të vendosin gjithashtu drejtësi arbitrat anglezë.
Kryesor është përzgjedhur Michael Oliver, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Stuart Burt dhe Dan Cook. Në VAR, për këtë takim është zgjedhur holandezi, Pol Van Boekel.
Ndeshja Spanjë-Gjermani, do të luhet të premten e 5 korrikut në orën 18:00, ndërsa 3 orë më vonë, do të sfidohen Portugalia dhe Franca. /tvklan.al