Mbrojtësi i Anglisë John Stones tha se ishte në gjendje të mirë fizike për të luajtur në sfidën çerekfinale kundër Zvicrës të dielën.
Futbollisti ka punuar me këmbë të fashuar e nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.
John Stones, mbrojtës i Anglisë: Gjithçka mirë! Duket më keq e fashuar! Por jo, jam në rregull!
Stones tha se “Tre luanët” duhet që të përmirësohen si ekip dhe se i gjithë grupi ka punuar fort gjatë seancave stërvitore.
Ai Anglia, ashtu edhe trajneri Gareth Southgate kanë marrë shumë kritika për lojën jo të mirë në fushë në këtë europian.
John Stones, mbrojtës i Anglisë: Kemi edhe një seancë përpara ndeshjes. Uroj që të përmirësojmë edhe disa gjëra të tjera që kemi punuar në këto dy ditë të fundit, e të shikojmë se deri ku do të shkojmë! Duam të fitojmë! Është shumë emocion për mua që të luaj, të kem atë ndjesinë fituese, të bëj historinë për kombin tim. Unë dhe djemtë duam që të bëjmë diçka që nuk është arritur kurrë më parë, ta ngremë këtë trofe. Dhe kemi një mundësi të jashtëzakonshme, për të kaluar në një fazë tjetër. Beosj shumë, kemi qenë edhe më parë në të tilla rrethana.
Anglia konsiderohet si një nga përfaqësueset favorite për ta fituar Euro 2024, ndërsa nëse triumfon, Zvicra shkon për herë të parë në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Fituesi do të përballet me Turqinë ose Holandën në fazën pasardhëse.
Klan News