Shmangen fishekzjarret për të mos shtuar presionin në spitale
Përhapja me ritme të paprecedenta e Omicronit e bëri natën e ndërrimit të viteve nëpër Europë më pak të zhurmshme se vitet e kaluara. Shumë qytete të mëdha të kontinentit nuk e pritën me fishekzjarre këtë moment, në përpjekje për të shmangur grumbullimet masive dhe incidentet gjatë këtyre ngjarjeve, për të frenuar shtimin e presionit në spitalet e mbingarkuara me pacientet me COVID.
I tillë ishte edhe rasti i Parisit ku grumbullimet e mijëra njerëzve në sheshet kryesore nuk munguan, ndërsa shfaqjet e fishekzjarreve ishin tepër të kufizuara. Të kufizuara ishin edhe spektaklet e fishekzjarreve në Berlin, Barcelonë e Athinë.
Në Londër, kulla e Big Benit tingëlloi sërish pas 4 vitesh mungesë për shkak të restaurimit. Edhe në Britaninë e Madhe, fishekzjarret ishin tepër të kufizuara.
Megjithatë, fishekzjarret nuk munguan në Nju Jork, ku atmosfera nuk dukej si në mesit e pandemisë, me mijëra njerëz të mbledhur në sheshe.
Tv Klan