Tirana do të jetë epiqendra e mbështetjes për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Bashkia e Tiranës ka ngritur dy “Fan Zone”, një në sheshin “Skënderbej” dhe një në stadiumin e “Selman Stermasi” nga ku tifozët mund të ndjekin ndeshjet e kampionatit Europian me shoqërinë e tyre.

Gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba nga stadiumi “Selman Stermasi” sjell situatën aktuale në atë zonë ku tregon se tashmë tifozët e parë kanë arritur aty për të pritur nisjen e ndeshjes së parë të këtij Europiani.

Në “Fan Zonën” e cila ndodhet në sheshin “Skënderbej” ndodhet gazetari i Klan News, Maksi Rama ku tregon se është improvizuar një ministadium. Sheshi “Skënderbej” do të jetë zemra e tifozerisë. Në pamje duken monitorët e mëdhenj në të cilët do të transmetohen ndeshjet e këtij Europiani.

Përveç ndjekjes së emocioneve të ndeshjeve këto “Fan Zone” janë konceptuar si një zonë festive pasi do të ketë edhe muzikë nga DJ të ndryshëm edhe aktivitete të tjera.   

Kujtojmë se ndeshjet e Euro2024 mund të ndiqen falas dhe ekskluzivisht në Televizionin Kombëtar Klan.

/tvklan.al