RAVE rikthehet me një tjetër moment të paharrueshëm në një nga hapësirat më të rëndësishme të historisë së tij, Paintball Hall në Pallatin e Rinisë. Më 21 qershor në ora 22:00, kjo hapësirë do të presë një lineup me artistë të njohur ndërkombëtar, duke sjellë një atmosferë të paharrueshme.
Për këtë edicion të veçantë RAVE sjell:
Fernando Costantini
Domenico Rosa
Pumio Space
Laurine
Rikthimi në këtë vend është një rikthim në rrugëtimin e gjatë të RAVE, një organizatë që ka ndryshuar skenën e eventeve në Kosovë dhe më gjerë. Nga një komunitet i vogël lokal në një platformë ndërkombëtare, RAVE ka sjellë inovacione të rëndësishme në industrinë e eventeve, duke përfshirë platformën e parë të biletave në Kosovë sistemin Cashless,që do të jetë pjes e këtij eventi, dhe eksperienca unike për publikun e tij besnik.
Detaje të tjera për eventin do të publikohen së shpejti.
/tvklan.al