Qendra Pompidou e Parisit, një muze kombëtar i artit modern i famshëm për pikturat e Picasso, Chagall dhe Matisse, por edhe për arkitekturën e tij ikonike, do të mbyllet për 5 vjet për t’u rinovuar.
Artëdashësit nxituan të kenë një shans për të parë veprën artistike të koleksionit, që është i vendosur në dy kate, përpara se të ndalohet hyrja.
Më shumë se 2000 vepra arti do të zhvendosen për t’u dërguar në muze të tjerë në Paris, jashtë tij.
Qendra, e cila përfshin një galeri, bibliotekë dhe restorant në pjesën e saj të jashtme do të mbyllet nga viti 2025 deri në vitin 2030 për t’iu nënshtruar riparimeve dhe punimeve që zyrtarët thonë se janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen e ndërtesës me vlera të veçanta.
Klan News