Gjykata e Posaçme la në qeli pa afat Kristi Bixhekun, një prej anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, i ekstraduar dy ditë më parë nga Holanda.

Ai akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut, në 31 Dhjetor 2022, në qytetin e Lushnjës.

Bixheku qëndroi në arrati që prej Tetorit 2023, kohë kur u lëshua edhe masa e sigurisë “Arrest në burg” pas bashkëpunimit me drejtësinë të Artan Tafanit, një tjetër anëtari të grupit të Haxhiut.

Ata dyshohen për një seri vrasjesh, grabitjesh dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Tv Klan