Aksesi në platformën TikTok do të hiqet përfundimisht brenda 2 javëve.

“Teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Brenda 10-15 ditësh normalisht do të jetë blackout”.

E veç këtij lajmërimi të bërë gjatë një takimi me mësues të qarkut të Fierit, Kryeministri komenton dhe protestën e opozitës që sipas tij tregoi refuzimin e shqiptarëve me forcën që e organizoi, refuzim që kërkon të tregohet me votë dhe në 11 Maj.

Mësuesit e pranishëm që e pyetën se kur do të ndodhë rritja e radhës së pagave të tyre, Rama i siguron se është pjesë e programit qeverisës në mandatin e 4, program që do prezantohet brenda pak ditësh.

Ai thotë se socialistët kanë objektiva konkrete dhe reale ndryshe nga sa premtojnë kundërshtarët, përfshirë dhe partitë e reja, që bëjnë siç thotë, premtime sureale.

“Këta që s’kanë asgjë në dorë ta rrisin pensionin sy më sy. Jam i lumtur se jam vënë në kontakt me Lulin se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Parti me babin në listë mund ta bëjë gjithkush”.

Gjatë kësaj të hëne, Rama inspektoi dhe një sërë investimesh të qeverisë në infrastrukturë, bujqësi.

Tv Klan