Kryeministri Edi Rama nuk la mundësinë pa ironizuar ish-kreun e PD, Lulzim Bashën, i cili i bëri thirrje sot për “t’u përballur”.

Rama tha me humor se ish-kryedemokrati ka arritur të heqë dhe vizat amerikane, e kjo ndodh se ai nuk ka gjë në dorë, pra duke perceptuar se të gjitha këto janë premtime që nuk mund të arrihen nga Basha.

Më tej, kreu i qeverisë, shtoi se opozita jep premtime të tilla të paarrira, e më pas thotë “kush ta hajë ta hajë”.

“Këta që s’kanë gjë në dorë të japin paga të jashtëzakonshme. Këta ta rrisin pensioni sy për sy. Se jam i gëzuar sot, se jam në kontakt me Lulin pas shumë kohësh se kishte humbur, jam vënë në kontakt me të, është shumë pozitive kjo, se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Luli për shembull i ka rrit, nuk e di se sa i ka shkuar pensioni që i ka rritur, e tani pashë që hoqi vizën amerikane, kishte dalë e thënë do ju heq vizat amerikane. Mund të heqë Luli vizat amerikane, Luli se nuk ka gjë në dorë. Kjo është si puna e dikujt që hedh lotarinë, të dali ku të dali. Këta thonë kush ta hajë ta hajë, pastaj kismet. Për fat të keq ka ndodhur se u ka rënë në dorë, e kemi parë se çfarë kanë bërë. Shitës qilimash të gjithë, qilimash fluturues, hajde të gjithë, merr qilimin e tim, hajde merr qilimin tim. “, tha Rama në bashkëbisedim me mësuesit, duke shkaktuar disa të qeshura.

Ironizim erdhi dhe për Adriatik Lapajn, duke u shprehur se të jesh i ri, e të krijosh parti me në krye të listës babain e kushërinjtë e tu, janë dy gjëra të kundërta.

“Janë e disa që thonë ne jemi të rinjtë, jemi të rejat. Unë nuk kam gjë përkundrazi, por jeta e eksperienca më mësoi që liri nuk është, nuk mjafton certifikata e gjendjes civile. Për më tepër sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën e të rinjve, për këtë arsye i kemi vënë njerëzve partin ëmë të re, që ka në dorë e me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament. Se parti të re me listë kushërinjtë e babain në krye të listës, mund te bëjë çdokush, e të bërtasi jemi rinia e të shajë mbarë e prapa njësoj si pleqëria”, tha Rama.

/tvklan.al