Të martën e gjithë vëmendja e botës do të jetë te zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara Amerikës, aty ku diferenca në sondazhe mes kandidatit republikan Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris është tejet e ngushtë.
Një sondazh kryer nga firma britanike e kërkimit “YOU GOV” tregon se preferenca e 7 shteteve perëndimore evropiane anon nga Kamala Harris. Shumica dërrmuese e danezëve duan që Harris të fitojë. Prefererenca ndaj saj shkon në 81%. 46% e italianëve të anketuar mbështesin zëvendëspresidenten, shifër që tejkalon ndjeshëm votën për Trump me 24%.
Në Britaninë e Madhe, 61% thonë se duan që kandidatja demokrate të triumfojë, krahasuar me 16% për rivalin e saj republikan.
Evropianët perëndimorë presin dhunë në rast se Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Shumica e të anketuarve në këtë sondazh mendojnë se do të ketë “padyshim” ose “ndoshta” dhunë nga mbështetësit e Donald Trump, nëse ky i fundit nuk zgjidhet president.
Pas ngjarjeve të 6 janarit 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit, ka pasur shqetësime të mëdha se SHBA-të mund të shohin përsëri dhunë nëse Trump mposhtet edhe një herë në kutitë e votimit.
Tv Klan