Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan, qytetarë e titullarë qendrash shëndetsore denoncojnë mungesën e tamponëve për viroza e Covid. “Stop” bëri një vëzhgim në Tiranë e rrethet Elbasan, Librazhd, Delvinë, Gjirokastër e Sarandë. Tamponët mungojnë në të gjithë Shqipërinë.
Qendër shëndetësore, Tiranë
Qytetari: Të bëj një test Covid-i, tampon?
Infermierja: S’ka teste! Nuk kemi!
Qytetari: E kur vijnë?
Infermierja: S’na kanë sjellë! S’kanë furnizim, thanë!
Qytetari: Faleminderit!
Qendër shëndetësore, Tiranë
Qytetari: Të bëj një test Covid-i!
Infermierja: Nuk ka teste!
Qytetari: Nuk bëhen me një fjalë?
Infermierja: Jo, nuk bëhen!
Qendër shëndetësore, Tiranë
Qytetari: Ku mund të bëj një… për Covid-in, tampon?
Mjekja: Nuk ka më!
Qytetari: S’ka?
Mjekja: Jo, s’ka! Nuk kemi, se ato që ishin deri në fund të korrikut, ato që na skaduan, i morën i hoqën, s’na kanë ardhur të tjerë!
Qytetari: Faleminderit!
Qendër shëndetësore, Elbasan
Qytetarja: Si kaluat? Ju lutem, doja të bëja një tampon!
Infermierja: Tampon?
Qytetarja: Po!
Infermierja: Ne nuk bëjmë tamponë. Për pjesën e Covid-it?
Qytetarja: Për pjesën e Covid-it.
Infermierja: Atëherë, do të shkosh tek dega e Higjenës, poshtë!
Qendër shëndetësore, Librazhd:
Qytetarja: Të lutem, ku mund të bëj një tampon tani?
Infermierja: Për çfarë?
Qytetarja: Për gjendje gripale. Viroza, Covid-ëra…
Infermierja: Për Covid-in, mund të shkosh lart tek spitali atje!
Qytetarja: Nuk bëhet asnjë lloj tamponi këtu?
Infermierja: Ncuq, ncuq.( jo)
Qytetarja: Po kanë qenë bërë dikur…
Infermierja: Po s’kemi bërë! S’na kanë sjellë teste! Çfarë të të them unë? Ngjitu lart tek spitali.
Qendra shëndetësore, Delvinë:
Qytetari: Do bëj tampon, o burrë!
Infermieri: Arsyeja? Ke simptoma, gjëra?
Qytetari: I kalova, por duhet të shoh, jam kshu apo …
Infermieri: Sa ditë ke, që i ke kaluar, se do dalin pozitive, nëse nuk ke kaluar 10 ditë.
Qytetari: 7-8 ditë!
Infermieri: Bëji 10 ditë të plota! Prit edhe 3 të tjera, se jam i sigurtë, që do dalë pozitiv, se më doli dhe mua vetë, edhe pacientëve të mi.
Qytetari: Po mirë, ma bëj o burrë, s’ka gjë! E gjeta këtë numrin.
Infermieri: O zotëri, do të presësh 3 ditë, të të dalë negativ! Kot të ta bëjmë! E ke pozitiv.
Qytetari: Mos lëviz me frikë, o burrë!
Infermieri: Po ti ashtu do jesh, ja….
Qytetari: Po prandaj them, ta bëj!
Infermieri: Ashtu do jesh edhe 3 ditë të tjera.
Qytetari: S’keni tampona ju, që s’po e bëni, apo çfarë?
Infermieri: Kemi shumë pak realisht! Ne ia kemi marrë borxh kësaj qendrës shëndetësore atje.
Qendra shëndetësore, Sarandë:
Qytetari: Ku bëhen këto tamponat?
Punonjësja: Tek Spitali Ushtarak, ngjitu lart!
Qytetari: Këtu tek kjo, ok.
Qytetari: Si jeni?
Punonjësja: Mirë!
Qytetari: Tamponat, ku bëhen?
Punonjësja: Ja ulu atje! (Pret…)
Qendra shëndetësore, Gjirokastër:
Qytetari: Tamponi bëhet?
Punonjësja: Në urgjenca!
Qytetari: Isha tek Poliklinika për tampon, por më thanë të vij këtu.
Punonjësja: Po ik tek DSHP-ja, mo bëje!
Qytetari: Po ata më sollën këtu!
Punonjësja: Ata të sollën?
Qytetari: Eee…
Punonjësja: Ja ik çoja doktoreshës!
Qytetari: Te dhoma vizitës s’kishte njeri!
Punonjësja: Tani, po prit të vijë edhe!
Qytetari: Për tampon? Ajo e Poliklinikës më tha ik këtu.
Mjeku: Kë ke? Nuk është këtu?
Qytetari: Është turist, mo.
Mjeku: Ka temperaturë? I ka bërë temperaturë?
Qytetari: Apo ta lëmë njëherë! Ta shikojmë, ta sjell nesër në mëngjes, apo si?
Mjeku: Sot i filloi temperatura?
Qytetari: Ka dy ditë.
Mjeku: Jepi ndonjë gjë për temperaturën, dhe po ashtu sille pak më vonë të vijë!
Qytetari: Po më sorollasin! Ik andej, hajde këtej…
Mjeku: Ik, po s’e nuk bëjmë (tampon).
Për këtë problem kërkohet informacion te titullarja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda. Kjo e fundit, e zënë ngushtë, në fillim nuk e pranoi mungesën e tamponëve e më pas thotë që fajin e kanë titullarët e qendrave shëndetësore që nuk kanë bërë ankesa./tvklan.al