Holta gjen nënën biologjike Jorgjien pas 53 vitesh! Me një familje të madhe e me shumë dashuri ajo tashmë nuk është më e vetme. Nënë Jorgjia realizoi ëndrrën e saj të ndrydhur në vetvete prej vitesh që të përqafojë sërish Rozetën e saj.
Ardit Gjebrea: Quhet Devis dhe është djali i Rozetës.
Jorgjia: Zoti i çoka gjërat në vend.
Ardit Gjebrea: Ja ku është, Rozeta jote jeton dhe është me dy motrat.
Jorgjia: Të kenë jetën e gjatë.
Ardit Gjebrea: Të ka kërkuar, gjithë jetën ka pyetur dhe atë e ka birësuar një zonjë me emrin Jorgjia si ty.
Jorgjia: Ku, në çfarë qyteti? Ma trego të vërtetën si shpirti.
Ardit Gjebrea: Në Tiranë. Ka shkuar një çift për të birësuar një fëmijë në qytetin e Vlorës dhe kanë patur disa fëmijë atje dhe në një moment Rozeta jote ka shkuar dhe e ka përqafuar zotërinë që kishte shkuar bashkë me bashkëshorten dhe ata kanë thënë se këtë vajzë do të marrim dhe e morën.
Jorgjia: Sa vjeçe?
Ardit Gjebrea: 5 vjeçe. Është rritur në një familje të mrekullueshme, ta kanë mbajtur shumë mirë vajzën.
Jorgjia: Faleminderit. Jam mirënjohëse tërë jetën.
Ardit Gjebrea: Ajo u bë një balerinë dhe djali i saj është një balerin shumë i talentuar. Je gati ta takosh?
Jorgjia: Gati.
Ardit Gjebrea: Sot e ka emrin Holta sepse kur e morën dhe e adoptuan, nga Rozeta e quajtën Holta, kështu që të gjithë e njohin me këtë emër. Tani ti do e thërrasësh me këtë emër apo Rozeta?
Jorgjia: Rozeta.
Ardit Gjebrea: Rozeta eja tek mamaja që të ka lindur!/tvklan.al