Bizneset ankohen për rënie të xhiros dhe dyndje në orë të caktuara
Dhjetëra qytetarë presin në radhë përpara dyqaneve për të bërë blerjet e fundjavës. Prej ditës së shtunë në orën 5:30 dhe deri të hënën, asnjë aktivitet nuk do të lejohet në punë edhe këtë fundjavë, çka ka krijuar grumbullime të njerëzve në tregje.
Ata thonë se përveç problemit të fundjavës, vështirësinë më të madhe e kanë për të realizuar blerjet gjatë ditëve kur janë në punë. Nëse për një pjesë puna mbyllet në orën 16:00 ose 17:00, koha është e pamjaftueshme për t’ia dalë t’i bëjnë të gjitha deri në orën 17:30 kur mbyllet gjithçka.
Vështirësi hasin edhe tregtarët. Ata thonë se jo vetëm që nuk i mjafton koha të bëjnë blerjet personale, por shumë shpesh dyndjet e qytetarëve në radhë vetëm në një fashë të caktuar venë në rrezik shëndetin e tyre. Situata e përgjysmimit të orarit të shitjeve, i ka përgjysmuar xhiron.
Sipas llogaritjeve të Konfindustria-s, vetëm në dy muaj bllokim, fatura që po i rëndon ekonomisë është 2 miliardë dollarë, ndërsa Gjergj Buxhuku i konsideron mbajtjen e të njëjtave fasha orare dhe lejimin e aktivitetit të biznesit si dy lëvizje kontradiktore me njëra tjetrën.
Ai thotë se Shqipëria është mbrapa normalizimit edhe nëse krahasohet me vendet e rajonit që kanë përhapje më të madhe të pandemisë.
Ditën e hënë një pjesë e mirë aktiviteteve të palejura deri më sot si baret, restorantet, galeritë, muzetë dhe aktivitetet sportive në ambiente të hapura, por sërish orari i lëvizjeve të qytetarëve mbetet deri në orën 17:30.
Tv Klan