Rukja, një telefonues nga Gramshi u shpreh shumë i revoltuar ndaj grave në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Ai tha se është zgjuar që në orën 5 të mëngjesit dhe është ende në punë, ndërsa gruaja e ka mendjen “të rrijë para pasqyrës”.

I nevrikosur e i mërzitur, ai thotë: “Do ishte më mirë mos të kishte grua fare, mos të ekzistonte fare kjo gjë!” Për të kuptuar më mirë situatën dhe këndvështrimin e telefonuesit, Aldo nis t’i bëjë disa pyetje.

Aldo: Po ty ta kanë dhënë me zor?

Ruke: Më mori Perëndia mendjen dhe vuaj tani në këtë mënyrë. Puno për atë, gjithçka…ore çfarë i jep asaj, ajo ndihmon familjen e saj, fisin e saj.

Aldo: Të kuptova, paske rast tjetër.

Ruke: Ore, femrat këtë zanat kanë!

Aldo: Ti ke qenë më  përpara i fejuar, i martuar apo jo, këtë ke?

Ruke: Kam qenë, kjo është nusja e dytë që kam. Ajo e para ishte më e keqe, mos ma kujto se më acaron nervat.

Aldo: Të acaron nervat ajo?

Ruke: Kur e kujtoj budallallëkun që bëra.

Aldo: Gjëra që ndodhin janë.

Ruke: Një herë, dy herë, e kam krijuar këtë bindje, femrat ashtu janë që të gjitha.

Aldo: S’ma merr mendja, megjithatë varet çfarë të bie, varet çfarë zgjedh. 

Ruke: E para m’u duk shumë e mirë, shumë e dashur, shumë punëtore, ishte krejt e kundërta.

Aldo: Përtace?

Ruke: Përtace e madhe, mendja për t’u parë në pasqyrë.

Rukja është 48 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij 45 dhe punon mësuese. Edhe pse Aldo i sjell në vëmendje që profesioni i saj është i lodhshëm për shkak të punës me fëmijët, Rukja është i palëkundur në qëndrimin e tij./tvklan.al