Tregu i rrobave të përdorura në Tiranë do të mblidhen në një hapësirë të përbashkët dhe do të jetë në zonën e Shkozës, pranë banesave sociale.
Bashkia e ka hartuar projekt-vendimin “Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Romë dhe Egjiptian”.
Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, janë tetë vende ku shiten aktualisht rroba të përdorura, ku tregtojnë rreth 800 ambulantë.
Projekti i Bashkisë, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e datës 26 Korrik, synon ndërtimin e një tregu publik me kapacitet 120 tregtarë ambulantë, me një vlerë totale investimi prej rreth 150 mijë dollarë.
Ndërsa tregtarët do duhet të paguajnë 400 lekë për m2 në muaj, si dhe 3 mijë lekë tarifë pastrimi në vit. Jashtë kamerave këta tregtarë janë shprehur kundër tregut në zonën e Shkozës.
62% e shqiptarëve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen e veshjeve të reja.
Kjo dëshmohet dhe nga importet e veshjeve të përdorura, që arritën në 24 milionë euro në 2017-n në doganë, duke u dyfishuar në krahasim me 5 vjet më parë, sipas të dhënave nga INSTAT.
Klan Plus