Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq ish-kryekomisarin e policisë, Stiljan Pasho dhe një tjetër person. Sipas njoftimit të prokurorisë, ata akuzohen se janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, gjatë kohës që Pasho ishte shef i sektorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Pasho bashkë me Elton Grabocka, akuzohen se bashkëpunuan në trafikun e 26 kilogramë kanabis nga pika kufitare e Kapshticës në Nëntor të vitit 2023.

Hetimet e autoriteteve zbuluan se ish-kryekomisari shkonte vetë në pikën doganore që të mos kryhej kontroll. Në një prej episodeve Pashaj siç duket edhe në këtë video i thotë vartësve të tij të lejojnë të kalojë automjeti me kanabis dhe të mos e kontrollonin.

Kjo makinë më pas është ndaluar në Greqi ku u sekuestruan 27 pako me kanabis, që nëse do shiteshin do kapnin vlerën e 75 mijë deri në 117 mijë Euro.

Sipas prokurorisë, janë verifikuar edhe tre raste të tjera të favorizimeve që ish-oficeri i policisë dyshohet se ka kryer, duke urdhëruar vartësit duke lejuar kalimin e automjeteve pa kontrolle.

Klan News