Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato deklaroi se Shqipëria mund të hapë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të 2027.
“Ne shpresojmë që të gjithë grup-kapitujt të hapen këtë vit. Është gati çelja e negociatave për grup-kapitullin e dyte tregu i brendshëm dhe ate te trete konkurrueshmëria dhe arritjet gjithëpërfshirëse.Sfida e vërtetë nuk është vetëm hapja e grup-kapitujve dhe negociatave për to, por kryerja e reformave në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje të plotë me atë të Bashkimit Evropian në të gjitha fushat. Nuk ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim”, tha Silvio Gonzato.
Kryetarja Tabaku theksoi se negociatat duhet të kishin nisur që në vitin 2013 dhe jo të mbeteshin një proces burokratik në sirtarët e qeverisë.
“Po afrohemi në datën e zgjedhjeve, Shqipëria ndodhet në nisjen e hapjes së procesit të negociatave me katër grup kapitujt të hapur, një proces që në gjykimin tim personal, por edhe të forcës politike që unë përfaqësoj duhet të kishte nisur që në vitin 2013-të dhe që për arsye tërësisht politike është ndërprerë vit pas viti”, tha Jorida Tabaku.
“Çështjet e lidhura me koefidencialitetin e pozicionit negociues janë të rregulluara nga ligji i Republikës së Shqipërisë të cilin ne e zbatojmë përpikshmërisht dhe ka motive në mbrojtje të interesit të pëgjithshëm publik dhe në mbrojtje të interesit kombëtar që Shqipëria të ruajë koefidencialitetin e pozicionit negociues”, tha Majlinda Dhuka.
Klan News